Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se punësimi në Kosovë është rritur 20 për qind. Ajo ka shkruar se numrat assesi s’po çojnë te lulëzimi i punësimit. Kryeministër, pyeti ekonomistët që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4 për qind, kur eksporti në vitin 2023 ka qenë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qenë 5.7 miliardë euro, fhe kjo do të thotë një deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijuakan vende punë Kryeministër kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie? Të dhënat e ATK-së mund të i përdorësh për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri punë la saktësuar, feputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
