Deputetja, Daorsa Kica-Xhelili kritikoi Qeverinë për mungesë përvoje dhe kontroll mbi demokracinë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës, duke theksuar mungesën e përvojës dhe njohurive në drejtësi të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë. Kosova ka një kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë pa asnjë ditë përvojë pune. Ata nuk e njohin sistemin e drejtësisë dhe e njohin vetëm nga banka e të akuzuarve, deklaroi deputetja. Ajo gjithashtu shprehu shqetësim për votimin e fundit në Kuvend, duke e quajtur atë një sulm mbi demokracinë dhe një përpjekje për të ushtruar kontroll mbi të, tha  Daorsa Kica-Xhelili.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …