Deputetja liberale, Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës

Deputetja liberale, Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës

Deputetja liberale, Renata Alt, kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve. “Unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale”, ka thënë deputetja Renata Alt, në një intervistë për Dojçe Vele. Më pas ajo ka thënë se ndërprerja e papritur e bisedimeve tregon se në çfarë gjendje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment. Ndryshime të tilla mbështesin vetëm tendencat nacionaliste. Ky nuk mund të jetë objektivi ynë. Vendet e Ballkanit  kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike ndërmjet Evropës dhe Azisë, prandaj duhet të jetë në interesin tonë që këtu të kemi një rajon të sigurt dhe njëkohësisht kandidatët të mendojnë se nëse një ditë prej ditësh duan të hyjnë në BE, të plotësojnë kriteret e Kopenhagës. E kjo nuk po ndodh, ka thënë mes tjerash deputetja gjermane, Renata Alt.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …