Deputetja nga radhët e PDK-së, kandidate edhe për këtë mandat, Ganimete Musliu ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së grave në çdo fushatë, duke e quajtur atë jo vetëm një akt mbështetjeje, por një manifestim të fuqisë së grave dhe një sinjal të fuqishëm për shoqërinë. Gratë janë shtyllë e fortë e çdo ndryshimi të vërtetë dhe fuqizimi i tyre është një hap drejt barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë. Ajo theksoi se kur gratë udhëheqin dhe marrin vendime, shoqëria bëhet më e fortë dhe lëviz përpara. Fuqizimi i grave është, një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë, saktësoi, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen veteranët e luftës
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e …