Visar Ymeri: LDK nën frikën e zgjedhjeve po i ndryshon qëndrimet dhe po futet në diskursin e Vetëvendosjes

Deputetja Pantina dhe kryetari i Vetëvendosjes, V. Imeri, injorojnë ftesën e Ramush Haradinajt për bisedime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka reaguar kundër ftesës së kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, për takim me përfaqësuesit e kësaj lëvizje dhe të LDK-së për të diskutuar për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Ajo mendon se deputetët nuk mund të konsiderohen numra që mund t’i duhen dikujt për tu bërë kryeministër. E di se në të kaluarën për këtë kanë kontribuar disa ish-deputetë, por kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e mirë”, ka shkruar Pantina. Edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri  e ka injoruar energjikisht kërkesën e Ramush Haradinajt, për një takim duke shtuar se ai nuk është në pozitë për të kërkuar takime të tilla, sepse, sipas tij ai është vetëm një deputet. Zërat e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes duken të egërsuar edhe kundër AAK-së, ashtu si kundër PDK-së. Tash për tash ata nuk e kanë injoruar vetëm NISMËN.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …