Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Albena Reshitaj, e ka quajtur shumë të rëndësishme dhe të nevojshme nismën legjislative për Transplantimin e Organeve. “Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplatimin e Organeve. Falenderojë antarët e komisionit për vullnetin dhe përkrahjen në këtë nismë legjislative që është nevojë urgjente dhe e dobishme për shëndetësinë kosovare. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplatimin e organeve, ku miliona euro shpenzohen jashtë vendit për transplantim të organeve dhe kjo krijon barrë të rëndë ekonomike për qytetarët e vendit, e veçmas ndikon në shëndetin e jetën e qytetarëve, ku shumica qytetare nuk mund ti realizojnë këto operime që kanë të bëjnë me transplatimin e organeve”, ka deklaruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …