Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka kërkuar nga bashkpartiakja Albena Reshitaj të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryetare të vendit. Ajo ka shkruar se deputetja Albena Reshitaj duhet të reflektoj dhe të mbajë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson. “Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend. Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!, ka shkruar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …