Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares

Deputetja Time Kadriaj, kërkoi sqarime nga ministri i Punës lidhur me pagat e veteranëve të luftës

Në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës është ngritur edhe çështja e pagave të veteranëve të UÇK-së. Deputetja e AAK-së Time Kadriaj, ka kërkuar sqarime nga ministri i Punës Arban Abrashi në lidhje me pagat e veteranëve të luftës. Në përgjigjen e tij ministri, Abrashi tha se aktualisht marrin paga 28 mijë e 31 veteranë të luftës ndërsa si sfidë përmendi sigurimin e buxhetit deri në fund të vitit. Ai saktësoi  se buxhetin prej 25 milionë eurove për veteranë e kanë siguruar në bazë të informatave të Komisionit për verifikimin e veteranëve ndërkohë që numri i aplikuesve për të marrë pagën e veteranit është rritur. Për të paguar numrin e tanishëm të veteranëve  aktualisht duhen edhe 15 milionë e 700 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …