Valdete Bajrami, zëvendëskryetare e Komisionit të Integrimeve, deputete e Nismës për Kosovën, ka vlerësuar se qeveria aktuale i ka sjellë Kosovës vetëm izolim, ndërsa krerët shtetërorë tashmë po e fajësojnë edhe BE-në për dështimet e tyre. Jo që nuk kemi lëvizje të lirë por me udhëheqje të këtyre njerëzve të papërgjegjshëm Kosovës i është ofruar izolim total pikërisht nga mospuna e tyre. Këta nuk ishin të zotë që t’i kryejnë obligimet për të cilat kanë dhënë edhe premtime, prandaj po mundohen ta gjejnë fajtorin fillimisht tek opozita e tash së fundmi edhe tek BE-ja. Ajo ka thënë se presidenti i tanishëm gjithmonë ka fajësuar të tjerët për mossukseset e tij. E dimë se z.Thaçi si zakonisht, gjithnjë fajëson të tjerët për dështimet e tij. Shikuar objektivisht, janë pikërisht politikat e tij të pa pëgjegjshme qeverisëse të cilat kanë lënë pasoja aq të rënda saqë do të duhen vite për ta sanuar gjendjen e krijuat nga politikat e tij”, ka shtuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …