Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se në takimin në Merdare kanë diskutuar për “aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij”. “Bashkë me Glaukun, Arben Vitia dhe Leonora Shabani Bajraktari, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese. Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij. Rruga e vetme dhe e domosdoshme protestat”, ka shkruar Haxhiu. Deputetët e Vetëvendosej dhe aktivistët e saj, janë duke mbajtur takime të shumta me për t’u organizuar në protestën që kanë njoftuar se do ta mbajnë kundër nismës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.
