Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dëshiron që të shkojë në zgjedhje me kartën e tarifës. “Qytetarët e Kosovës janë shumë të etur që Qeveria dhe institucionet me marrë masa kundër Serbisë sepse na e dijmë çka na kanë ba. Nuk janë shumë 20 vjet edhe e dijmë çka kemi përjetuar dhe plagët e tyre i kemi secili në familjet tona, qoftë në rrethin e ngusht, qoftë në rrethin e gjerë”, ka thënë Bajrami. Ajo ka thënë se përgjegjësia e kësaj Qeverie është të shpenzimi i taksave, të ligji i pagave, të sektori privat ku sipas saj nuk është bërë asnjë politik përveç se janë rritur inspektorat.
