Revista gjermane, ‘Der Spiegel’, në fillimin e pjesës për Kosovën të një artikulli që i ka kushtuar Ballkanit, përkujton se Hashim Thaçi ishte njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2016 ai është kryetar i Kosovës. Dhe, tani, derisaa ka privilegjin që t’i japë ish-bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, detyrën për formimin e një qeverie, ai përballet me akuza të mundshme për krime lufte nga një tribunal special në Hagë. “Për shumë njerëz, ai është hero, por për kundërshtarët e tij kriminel lufte i mundshëm. Kur pyetet për luftën e UÇK-së ai thotë: E para, unë kam qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak. E dyta, asnjë tribunal special në botë nuk mund ta rishkruajë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkruan ‘Der Spiegel’.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …