Zyrtarët e lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, në një shkrim të përbashkët kanë shkruar se tani është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik, funksione qeverisëse për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse. Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës”, thuhet në tekstin e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë amerikanë, Dreke Chollet dhe Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …