leoni

Derek Chollet: Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit

Derek Chollet: Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke. Chollet tha se Amerika beson se dialogu është mënyra më e mirë për Kosovën për ta siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike. Amerika dëshiron ta shpenzojë energjinë e saj diplomatike në punën drejt të ardhmes euroatlantike të Kosovës, dhe se do të donin të shpenzonin më pak energji në menaxhimin e krizave.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …