Derek Chollet: Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit

Derek Chollet: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë do të kërkojë zgjedhje të vështira e guxim politik nga të dyja palët

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, është cituar të ketë  deklaruar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira dhe guxim politik nga të dyja palët. Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme dhe po  përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise”, thotë Chollet. Ajo që kam dashur t’ua bëj të qartë liderëve, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, ka qenë rëndësia që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë këtij procesi, shpresat që i kemi për këtë proces dhe mundësitë potenciale si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, nëse janë në gjendje të gjejnë një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet”, thotë ai. Chollet thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por Asociacioni në formën e Republikës Serbe të Bosnjës, nuk do të ketë, këtë nuk e lejojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …