Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se pavarësisht se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë nënshkruar, për Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve është marrëveshje ligjërisht e obligueshme, tha këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai gjatë fjalës hyrëse tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit amerikan, Joe Biden. Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ato paraqesin sfidën kryesore në këtë rajon. Chollet përsëriti se rruga evropiane e të dyja shteteve nuk mund të ndodhë, nëse ato nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet vete. Marrëveshja drejt normalizimit, sipas Chollet, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet, duke shtuar se SHBA-ja vazhdon t’i inkurajojë palët që t’i zbatojnë zotimet e tyre. Zyrtari i lartë i DASH-it tha se SHBA-ja inkurajon liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes, pasi tha se ata duhet të kenë kurajë që të “ndërmarrin rreziqe” që të shtyjnë përpara këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …