Dërguti: Dialogu me Qeverinë është i pamundur

Nënkryetarja e Kuvendit të
Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka paralajmëruar se opozita e
bashkuar do të vazhdojë betejën për republikën deri në tërheqjen e marrëveshjeve
ose deri në shkarkimin e Qeverisë. “
“Jemi të pakompromis: ose të tërhiqen marrëveshjet, ose
Qeveria. Shpëtim nuk kanë. Ne i jemi nisur kësaj rruge dhe derisa ta realizojmë
nuk ndalemi”, ka thënë deputetja, Dërguti për gazetën ‘Epoka e Re’. Ajo ka vlerësuar
se dialogu me Qeverinë është i pamundur. Sipas saj, vendimi i Kryesisë së Kuvendit
për përjashtimin e deputetëve të opozitës, ishte shkelje e rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …