Ende nuk dihet saktë se kur do të fillojë sesioni
pranveror i Kuvendit, ndërkohë përçarjet midis pozitës dhe opozitës vazhdojnë të
thellohen. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka
bërë me dije se opozita nuk do të heq dorë nga veprimet e saj deri në tërheqjen
e nënshkrimeve nga marrëveshjet. “Opozita nuk ka arsye t’i ndryshojë veprimet e
saj politike, aq më pak tash kur u konfirmua se Qeveria e Kosovës nuk gëzon më
mbështetje popullore dhe projektet e saj janë antikushtetuese”, është shprehur
deputetja, Dërguti. Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem
Grabovci, ka thënë se është e rëndësishme që puna e Kuvendit të Kosovës të
fillojë në mënyrë normale. “Nuk jemi të interesuar të dërgojmë mesazhe të
këqija apo të përsëritën ato skenat trishtuese para opinionit të brendshëm dhe
të jashtëm”, ka theksuar Grabovci.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …