Deri më tani 858 qytetarë u vaksinuan kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti,  për 5 ditë rresht ka arritur të vaksinoj 858 qytetarë nga Vitia dhe Kllokoti. Dr. Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti,  tha se procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër gripit sezonal po ecën mirë dhe është falas. Ajo theksoj se kjo qendër pos vaksinimit në QKMF-në e Vitisë ka zhvilluar vaksinimin e qytetarëve edhe në disa Ambulanta të Mjekësisë Familjare në vendbanimet e ndryshme të kësaj komune duke përfshirë edhe një pjesë të banorëve të komunës së Kllokotit. Ajo ka theksuar se kanë angazhuar edhe ekipet mobile që vaksinimi të bëhet edhe në shtëpi për personat e moshuar apo për ata që nuk mund të vijnë për të marrë vaksinën. Po ashtu drejtoresha Halili, ka falënderuar stafin mjekësor që po punojnë me kapacitete maksimale për të vaksinuar personat kundër gripit sezonal. Përndryshe bëhet me dije se procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal do të vazhdoj deri në harxhimin e vaksinave që janë ndarë për komunën e Vitisë e që kap shifrën e 3600 vaksinave por që aktualisht janë furnizuar me 1700 sosh. Vaksinimi po bëhet kryesisht për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, lehonat dhe fëmijët me sëmundje kronike.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …