Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Vetëm 8 subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës. Data e fundit për dorëzimin e aplikimit dhe listës së kandidatëve është 16 gushti dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë afat shtesë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se kanë aplikuar 5 iniciativa qytetare, 2 kandidatë të pavarur dhe 1 parti politike. Sipas tij, asnjëra nga këto subjekte nuk është parti parlamentare. Ndërkaq, i pyetur lidhur me mundësinë që  të zgjatet afati i aplikimit, Elezi ka thënë se afati i vendosur është mbështetur në ligj dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet. Në anën tjetër, KQZ-ja është duke vazhduar të pranojë aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …