Në qendrën e vaksinimit “1Tetori” në Prishtinë vetëm sot janë vaksinuar 65 persona, prej tyre 47 kanë qenë persona mbi 75 vjeç me sëmundje kronike, 12 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe, 6 profesionistë shëndetësor. Kështu ka njoftuar në një konferencë për medie koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi i cili tha se deri më sot janë vaksinuar 3072 të moshuar. Ndërsa, tregoi se vaksinimi për profesionistët shëndetësor është duke vazhduar tutje. “Aktualisht nga data 8 prill deri më sot kur kemi filluar nga sot kur kemi filluar me mosha 85 e mbi 80 e deri në 75 me sëmundje kronike kemi gjithsej të vaksinuar 3072 persona. Përderisa, vetëm në ditën e sotme kemi 65 të vaksinuar, prej tyre me sëmundje kronike 47 ndërsa, 12 ishin te moshuar mbi moshën 80 vjeçare dhe kemi 6 profesionistë shëndetësor që kanë marr” tha Bardhi. Ai theksoi se nga momenti kur ka nisur vaksinimi i qytetarëve të Kosovës më 29 mars e deri më sot, janë vaksinuar afër 21 mijë qytetarë, derisa vetëm në qendrën e vaksinimit “1Tetori” dozën e parë të AstraZenecës e kanë marr 5600 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …