Autoritetet kineze njoftojnë se nga koronavirusi që po përhapet në vend, deri më tani kanë vdekur 41 persona. Sipas të dhënave zyrtare njoftohet se deri më tani, nga ky virus janë infektuar 1 mijë e 287 persona. Përhapja e tij e madhe dhe pasojat me fatalitet kanë shtyrë autoritetet kineze t’i anulojnë shumë aktivitete të parapara për të shënuar Vitin e Ri Hënor e cila është një nga festat më të rëndësishme kineze. Rastet e pacientëve me koronavirus janë evidentuar edhe në Francë, ku janë evidentuar tre persona dhe një tjetër në kontinentin e Australisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …