Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Deri me tani qytetarët e Kosovës kanë tërhequr 186 milionë euro nga Trusti i Kursimeve Pensionale

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove. Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë  kontribues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit. Këtë e bëri me dije zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi. Sipas tij, numri i aplikuesve ka shënuar rënie në dhjetë ditshin e parë të janarit. “Numri i aplikuesve 10-ditshin e parë të janarit është i ulët, krahasuar me javët e para të aplikimit, dhe është rreth 4 mijë kontribuues”, ka thënë tutje Demi për Epoka e Re. Ndërkaq, sa i përket vlerës se mjeteve që kanë tërhequr kontribuuesit nga 10 % ai ka deklaruar se kjo shumë kap vlerën e 186 milionë euro.  Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarëve të Kosovës i’u mundësua tërheqja e 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale. Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse tetë për qind mbi 10 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …