Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u vaksinuan mbi 280 persona me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës anti-COVID, ndërsa në nivel vendi u vaksinuan mbi 600 persona. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri më tani në mbarë vendin janë dhënë mbi 133 mijë e 500 vaksina. “Siç po shihni edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ po vazhdon procesi i vaksinimit, ku aktualisht deri më tani kemi mbi 280 të vaksinuar, me dozën e parë dhe të dytë, Astra Zeneca dhe vaksinës Pfizer. Po ashtu edhe në nivel vendi nëse i referohemi deri në këto qaste kemi mbi 600 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm në nivel vendi nga 29 marsi e deri në këto qaste ka mbi 133 mijë e 500 vaksinime të realizuara deri tash”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …