leoni

Deri në ora 11.00 ka pas një dalje të ulët në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Besjanë e Mitrovicën Veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në ora 11.00, në komunën e Besjanës kanë dal për të votuar 8.27 % e qytetarëve me të drejt vote ndërsa në Mitrovicën Veriore kanë dalë 12.6 % të votuesve. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka përkujtuar se edhe në zgjedhjet komunale të 2017 ka pasur thuaja pjesëmarrje të njëjtë në zgjedhje. Edhe atëherë, deri në ora 11.00, në komunën e Besjanës kanë dalur 9.1 % e votuesve ndërsa në atë të Mitrovicës Veriore 15.2 %. Ajo theksoi më tutje se procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë lajmërim për pa rregullësi gjatë votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …