Deri në ora 16.00 kanë votuar rreth 32 për qind e votuesve

Në Shqipëri po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet lokale, nga të cilat do të zgjidhen 61 kryetar të bashkive. Njoftohet se deri në ora 16.00, kanë votuar 32.18 për qind e votuesve. Bashkitë ku ka pasur pjesëmarrje më të madhe të votuesve deri në ora 16.00 janë ato që shtrihen  në pjesën veriore të Shqipërisë, si bashkia e Kukësit, Hasit, Pustecit, Fushë Arrëzit dhe Pukës, në të cilat pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në rreth 50 për qind të votuesve. Bashkia me pjesëmarrjen më të vogël të votuesve është ajo e Vlorës, që shtrihet në pjesën jugore të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …