PZAP

Deri në ora 16.00 PZAP ka pranuar 10 ankesa për zgjedhjet lokale

Deri në ora 16.00, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka pranuar 10 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor. Kryesues i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë  për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike. Ai ka deklaruar gjithashtu se edhe gjatë ditës së djeshme (13 nëntor), gjatë heshtjes zgjedhore ishin pranuar 2 ankesa. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1 mijë 638 vend votime. Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …