leoni

Deri tani janë gjetur 68 trupa të mbytur nga rrëzimi i avionit, në Nepal, autoritetet po kërkojnë edhe për katër trupa të tjerë

Deri tani janë gjetur 68 trupa të mbytur nga rrëzimi i avionit, në Nepal, autoritetet po kërkojnë edhe për katër trupa të tjerë

Ekipet e shpëtimit kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar pas katastrofës më të rëndë ajrore në Nepal,  në dekada. Shanset për të gjetur të mbijetuar janë “zero”, sipas zyrtarëve. Megjithatë, të dhënat e fluturimit të avionit dhe regjistruesit e zërit ishin gjetur, tha Tek Bahadur. Ishin 72 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bordin e fluturimit nga Katmandu në qytetin turistik të Pokhara. Avioni u rrëzua të dielën, ndërsa është e paqartë shkaku i ngjarjes tragjike. “Ne kemi gjetur 68 trupa deri më tani. Por kërkojmë për katër trupa të tjerë”, tha zyrtari Bahadur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …