Derisa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme

Derisa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Donald Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në vitin 2021. Distrikti i Kolumbisë po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Trump nëse ai humbet përballë kandidates Kamala Harris. Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë duket si një kështjellë, shkruan Euronews. Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë u është shtuar një gardh metalik i zi me më shumë se dy metra lartësi. Autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Atë ditë, një turmë plaçkiti sallat e Kongresit, pasi ish-presidenti humbi zgjedhjet. Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para se të numërohen fletëvotimet, veçanërisht në Gjeorgjia.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …