Elisa Spiropali, zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, ka komentuar vendimin e Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës nga kryetari, Ilir Meta. “Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës, thotë ajo.
Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementet që dhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar, “ne jemi të vendosur që si shumicë dhe si Parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend”, tha ajo. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, por nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës, i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit. E pyetur për “Luanin e Venecias” me të cilin Presidenti e krahasoi vetën, një ditë më parë, Spiropali përgjigjet se nuk mund të bëhet koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmëri.