Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinen, Shkupin, Tetovën, etj., ku u ngritën organet vetqeveritare të pushtetit.
Pasi u shtyp kryengritja, kunder udheheqesve te saj u mbajt ne Stamboll nje proces gjyqesor ne te cilin Dervish Cara mbajti nje qendrim bureror, duke e mare mbi vete pergjegjesine e organizimit te kryengritjes. Ai bashke me 28 pariote te tjere u denuan me vdekje nga i gjygji. Me pas denimin ia shndërruan në burgim të perjetshem. Lidhur me prejardhjen e tij, autorë të ndryshëm jepnin shpjegime që ai ka qenë banor i qetë nga fshati Pallçisht – Tetovë. Fisi Care, me origjinë nga fshati Caren në Shqipëri, u vendos në fshatra të ndryshëm të Pollogut. Ishte gjë e zakonshme në traditën Shqiptare që mbiemri të jetë ai i fshatit të mëparshëm. Nga fisi Care ka familje të shpërngulura në Pallçisht të Poshtëm, në Siniçanë, në Çellopek, në Sellarcë të Epërme, në Reçicë të Epërme, në Bullgari dhe në Turqi.
Shkaku i kryengritjes
Për kryengritje kishte me siguri shumë shkaqe. Mirëpo shkak i drejtpërdrejt për këtë kryengritje ishte internimi e likuidimi i pashallarëve të Tetovës. Si dihet, deri në fillimin e viteve ’40 qeverisnin gjysmëpavarësisht tre vëllezërit: HëvzI-pasha në Shkup, Hysein-pasha në Qustendil dhe Abdurrahman-pasha në Tetovë. Kjo familje shqiptare kishte ndikim të pakufizuar mbi gjithë popullatën shqiptare, cdo fjalë e pashës ishte ligj për shqiptarët besnikë. Si përmendëm edhe të krishterët gjendëshin shpesh nën mbrojtjen e këtyre pashallarëve që nuk lejonin disa turq e shqiptarë të padisiplinuar t’i maltretojnë. Qeverija e Stambollit donte dë organizojë administratë qendrore, të kryejë ndarje të re administrative, t’i likuidojë pashallarët gjysmë të pavarur ndaj të cilëve ushqente mosbesim dhe që refuzonin t’i kryejnë shpesh kërkesat e saj. Ajo priste vetëm rast që da dobësoj pakufizueshmërinë e kësaj familje të fuqishme shqiptare. Shpejt vëllezërit u zunë për pronat trashëguese. Puna erdhi deri në luftë, dhe në maj të vitit 1840, njëri kundër tjetrit dërguan ushtri që u konfrontuan te fshati Llwrcw i Tetovës. Mirëpo, ndërmjetësit i pajtuan vëllezërit dhe kështu nuk shpërtheu lufta vëllavrasëse. Porta intervenoi dhe i thirri vëllezërit në Stamboll që t’i pajtojë. Kur arritën në këtë qytet ata u burgosën, ngaqë deklaruan haptas se nuk janë në gjendje të mbledhin rekrutë. Hyseini dhe Abdyrrahmani u internuan në Anadolli, kurse Hëvzi-pasha vdiq në burg. Sipas disave atë e helmuan. Porsa arriti lajmi për vdekjen e Hëvzi-pashës në Shkup, gjithë popullata shqiptare e pjesërisht edhe maqedonasit u cuan në kryengritje në krye me Dervish Carën, një nga njërëzit e afërm të Hëvzi dhe Abdyrahman-pashës. Pas internimit të tre pashallarëve vëllezër u cuan Hasan-pasha, vëllai i Hëvzi-pashës dhe Qamil-pashës, djalë i Hëvzi-pashës. Këta të dy ishin të internuar në Azi të Vogël. Pas gjashtë vjet Hasan-pasha vdiq në internime. Qamil-pasha u kthye në Stamboll, ku vdiq. Në vend të Hëvzi-pashës u dërgua si mëkëmbës i sulltanit në Shkup Qor Mehmed-pasha, kurse Abdyrrahman-pasha u trashëgua nga vëllai Xheladin-beu.
- Dokumentationi rus i Hitrovos thotë qartë se porsa u dëgjua në Shkup se Hëvzi-pasha është vrarë, shqiptarët u çuan në kryengritje. Edhe konsulli anglez në Selanik, Blanti, me letër të datës 23 korrik 1843 kumtoi se si shkasë për kryengritjen e konsideron «politikën e keqe që shkaktoi deportimi i pashallarëve nga Shkupi, Tetova e Qustendili» kurse Omer-pasha se kjo kryengritje e shqiptarëve u shkaktua për shkak të sjelljes jo taktike të pashës së Shkupit që e emërtoi Porta-Qor Mehmed-pashës, që erdhi në vendin e Hëvzi-pashës. Edhe konsulli frances në Selanik. Krie, si shkak për kryengritje e konsideron likuidimin e pashallarëve të Tetovës dhe në letrën prej 25 gushtit 1843 kumton: «Vëllezërit ishin lënë pas dore, ashtu që mes tyre u shfaq mospajtimi dhe secili u orvat ta rrëfejë superioritetin e vet. Ata kërcënonin një kohë të gjatë njëri-tjetrin dhe mblodhën në fund ushtri që të sulmojnë njëri-tjetrin dhe të zhduken. Pasi qeveria kuptoi për këtë, i thërriti në Stamboll. Ata shkuan, dhe flitet se sulltani personalisht ka ndërmjetësuar të pajtohen, por para se t’i lëshojë të nisin për vendlindje, prej tyre kërkoi redif, që ta dërgojnë Odrin, si ishte rasti me tërë Perandorinë. Ata u përgjigjën haptazi se nuk mund ta bëjnë atë që kërkohej». Pastaj u internuan në Anadolli dhe kjo u bë shkasë për kryengritje.
- Në një letër tjetër, konsulli i njëjtë për shkakun e kryengritjes kumton: «Para ca kohësh Hëvzi-pasha nga Shkupi dhe vëllau i tij Abdyrrahman-pasha nga Tetova u ftuan në Stamboll për shkak të një zënie që kishin ndër vete. Qeveria nuk ishte aspak e interesuar për këte rast privat. Këta të dy, si dhe vëllau i tyre, Hasan-pasha nga Qystendili bën ndarjen e pronës. Ata nderoheshin nga gjithë rasa greko-shqiptare, e për shkak se refuzuan ta furnizojnë Divanin me ushtri të rregullt, premtim që nuk mund ta plotësonin kurrë, u dërguan në internim në Azi. Pasi lajmi për depërtimin e tyre u përhap në Shqipëri dhe pasi u kuptua shkaku, populli nga të gjitha provincat shqiptare u përgjigj me klithje hakmarrëse. Në këtë kohë çeta të armatosura i gjezdisnin rrugët, duke i bërë të pakalueshme dhe i cënonin Manastiret dhe kishat nga Vranja, Shkupi e Dibra. Pas një kohe Grie e përmend përsëri shkakun për kryengritje dhe shkroi se ato anë janë në gjendje anarkike të plotë për shkak të gabimit të qeverisë që donte të shpëtojë nga familja e Hëvzi-pashës, duke e përcjellë në deportim. Ajo donte t’ua marrë vendet më të rëndësishme, ku donte t’i emërtonte ithtarët e vet…»
- Edhe konsulli anglez në Selanik Blanti mendonte se shkaku për kryengritjen ishte mënjanimi i pashallarëve të Tetovës, pasuria e të cilëve i ngazëllente eprorët, thotë: Nëse pasuritë e pashallarëve Të Tetovës dhe të Shkupit do të tërhiqte vëmendjen e Malik e Riza-pashës, Porta do të kursehej nga shpenzimet e mëdha që duhet t’i bëjë tani» për shuarjen e kryengritjes. Për fillimin e kryengritjes ndikoi sigurisht edhe situata anarkike që sundonte në Maqedoninë e tashme, Shqipëri, Sërbinë e Jugut e Kosovë, që atëbotë ishin provinca në Perandorinë turke që njihej nën një emër-Rumeli. Xhaminë e larme, urën e gurit dhe mullirin në lumin Shkumbin i ndërtoj Abdyrrahman-pasha rreth vitit 1820. Ura u shkatërrua nga Shkumbini i tërbuar më 1835. Gravura paraqet Tetovën në mesin e shekullit XIX.
Pas pushtimit të Gostivarit Dervish Cara u drejtua me luftëtarët e tij kah Tetova që atëherë kishte 24‘000 banorë. Me qëllim që ta dëboj Xheladin-beun që u bashkuan edhe shqiptarët nga Tetova dhe Dervish Cara u bë shpejt i njohur në territorin që qeverisej nga pashallarët e Tetovës. Xheladin-beu që jetonte në Tetovë u zemërua shumë, kur mori vesh se Dervish Cara ka nisur kundër Tetovës. U zhvilluan luftime në hyrjen e Tetovës dhe kur Xheladin-beu u bind se shumica e shtarëve të tij iu bashkuan kryengritësve dhe qytetin nuk do të mundej ta mbrojë, u orvat ta rrënojë qytetin me artileri, por e ëma nuk e lejoi.
Xheladin-beu me familjen u largua në Shkup dhe nuk ktheu më kurrë në Tetovë. Si duket lufta për pushtimin e Tetovës zgjati plot tri javë, më në fund të dhjetorit të vitit 1843 dhe në fillim të kallnorit të vitit 1844. Kur u largua nga Tetova Xheladin-beu, qyteti nuk ra menjëherë në duar të kryengritësve, se beu për mbrojtjen e qytetit kishte lënë Haxhi Hasanin, kurse Xheladin-beu dërgonte urdhëra nga Shkupi. Kryengritësit pas luftimeve të ashpra u futën në Tetovë, por Haxhi Hasani u mbyll në Kalanw e qytetit, Baltepe, 806 m dhe që andej rezistoi edhe disa ditë. Dervish Cara pas disa ditë luftimesh arriti ta mund dhe ta marrë pushtetin në Tetovë, që pas kësaj u shndërrua në qendër të kryengritjes. Dervish cara në Gostivar e Tetovë mbante fjalime, në të cilat shqiptarët kryengritës i këshillonte të kërkojnë nga sulltani supriminin e urdhrit për marrjen e rekrutëve dhe nëse lutja u refuzohet u premtoi se do t’i prijë në fushatë kundër Stambollit. Nga raportet e konsujve francezë e anglezë në Selanik të 31 kallnorit 1844 shihet se Tetovën e sulmuan 3000–4000 shqiptarë kryengritës. Në sulmin kundër Tetovës dhe fshatrave të rrethit, kryengritësit si duket kryen edhe disa krime kundër të krishterëve të pasur. Kështu në fshatin Çericë u mundua e bija e pasanikut vendës Gospodit, e pikërisht në shtëpinë e tij me siguri që t’u rrëfente se ku janë parat. Mandej edhe vetë Gospodin e lidhën, por disi arriti të ikë e shkoi në Shkup të kërkoj ndihmë nga Hasan-pasha, qeveritar i Shkupit. Për të mos nisur Hasan-pasha nga Shkupi për Tetovë, ithtarët e Dërvish Carës i pushtuan grykat (dervenet) dhe kalimet për Shkup nga anët, nga të cilat pritnin të sulmohen.
Tetova kështu u bë qendër e kryengritjes. Në teqen e dervishëve Ali-Arabati baba u vendos shtabi kryengritës në krye me Dervish Carën. Kalaja e Tetovës Balteqe atëherë u rënua nga kryengritësit. Pasi u përforcua në Gostivar e Tetovë, Dervish Cara i informoi pashallarët e rrethit për veprimtarinë e tij kundër dhënies së redifit. Ai dërgoi korrierë te pashallarët e Dibrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Vranjës, por përgatitej në kohë të njejtë për sulmin kundër Shkupit, ku e dinte se ka ithtarë të lëvizjes së tij.
Një prej këtyre ngjarjeve madore, është edhe kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër reformave të Tanzimatit,në mesin e shekullit të kaluar.
Sipas ligjeve të saj,djemtë e moshës 15-16 vjeçare merreshin dhe dërgoheshin nizam,mijëra kilometra larg vatrave të tyre.Duke luftuar në vende të huaj,nën flamurin e gjysëmhënës,mijëra prej tyre mbeteshin andej,të vrarë,të sakatuar,të dërmuar në fatin e tyre.
Burime të shumta arkivore,nënvizojnë faktin se Porta e Lartë dërgon në verën e vitit 1843,në Shkup,Hajredin Pashën që mbahej asi kohe si “dora e rreptë” e Sulltanit.Sipas një lajmërimi në Shkup do të mblidheshin të gjithë paria e Shkupit,Tetovës ,Gostivarit e Kërçovës për të biseduar rreth një marrëveshjeje të mundshme me Hajredin dhe mehmet Pashën.Taman në këtë kohë,shfaqet vizioni i luftëtarit popullor Dervish Cara.
Në krye të disa trimave të tij,pasi ka ardhur prej disa betejash ku dhjetra djem shqiptarë kanë mbushur radhët e çetës së tij,duke mos pranuar të vënë nizam apo radifë,Dervish Cara takohet me krerë të tjerë kryengritës.Në takime me ta vendoset që asnjë kompromis nuk vlen të bëhet me Portën e Lartë.Ata do të mbetshin të vendosur që të mos paguanin taksa dhe të mos çonin djelmërinë shqiptare në viset e Perandorisë,në udhët e mos kthimit të përjetshëm.
Ndërkohë,Dervish Cara, në muajin dhjetor, në krye të qindra trimave shqiptarë,sulmuan Tetovë. Xheladin Beu, duke iu trembur mençurisë dhe trimërisë së Dervish Carës,shfrytëzoi disa miq të tij për ta bindur trimin Cara që të hiqte dorë prej Tetovës.Dervish Crara nuk pranon.Fjala e tij e urtë tani ka bërë për vete jo vetëm fshatarë të thjeshtë por edhe shqiptarë të viseve të ndryshme që shërbenin në ushtrin turke,në garnizonin e Tetovës.Historiografia ballkanike,ka pranuar se luftimet për marrjen e Tetovës kanë qenë tepër të rrepta për tri javë rresht.Sidoqoft fitorja do të ishte në krahun e Dervish Carës ngase mjaft ushtarë të garnizonit turk të Tetovës,u bashkuan me forcat kryengritëse.Edhe këtu,pas vendosjes së pushtetit të vet,Dervish Cara ndërtoi një mbrojtje sa ma efektive duke paraparë sulme të ashpra të turqve,në të ardhmen.Ajo çka vlen të mos harohet,në këtë kryengritje popullore,është edhe fakti se krerët kryesorë që u prinin shqiptarëve,I paraqitën Portës së Lartë disa kërkesa ultimative.Ndër më kryesorët e tyre ishin :
1- Të mos pranohej ligji i ushtrisë osmane,sipas të cilit të gjithë myslimanët ishin detyruar të shërbenin në ushtrinë e rregullt si nizame (6-7 vjet) dhe si radife (3-4 vjet).
2- Të mos pranonin zëvendësimin e nëpunësve të pushtetit lokal osman (që mëshumë ishin shqiptarë) me nëpunës turq të sjellë nga Azia,që nuk njihnin as gjuhën dhe zakonet shqiptare.
3- Të nihet autonomia shqiptare në suazat e Perandorisë Osmane,ashtu siç ishte njohur autonomia e Serbisë më vitin 1830. (“Shqiptarët e Maqedonisë” faqe 218 ).
Kërçova do të ishte karakolli i parë i qëndresës shqiptare kundër hordhive turke disa dhjetra mijëshe.Më pas,në duart e hajredin Pashës ranë edhe Tetova e Gostivari.Por edhe këtu u luftua,edhe këtu u derdh rrëke gjaku i pastër shqiptar,në rrjedhën e të cilit hapte udhë vetëdija kombëtare që sapo çelte sytë.Omer Pasha,duke mos harruar asesi bëmat e trimit Dervish Cara,dërgoi kundër tij taborret turke më të përgaditura e të armatosura me armë artilerie,ç’prej majit deri më shtator të 1844,trolli shqiptar në macedoni u mbush me gjakun dhe eshtrat e mijëra vetëve të vrarë barabarisht vetëm e vetëm ngase ishin ngritur në kryengritje për të drejtat e tyre.Tashmë qindra mijëra djem të paritur shqiptar,mirreshin me forcë prej vatrave të tyre dhe dërgoheshin nizame në vendet më të largëta të Azisë.Plaga e hapur kësisoj,nxirrte dhimbje e gjak për vite e vite të tëra,ngase rruga e nizamit ishte njëlloj me ate të ferrit.
( Interpretuar nga libri «Kryengritja e Dervish Carës», botuar nga Flaka e vëllazërimit, Shkup 1985)