Deschamps: Shqipëria, një kundërshtar i vështirë

Deschamps: Shqipëria, një kundërshtar i vështirë

Se Kombëtarja shqiptare në futboll është bërë një kundërshtar i vështirë për çdo ekip, flet edhe vlerësimi i trajnerit të Francës, Didier Deschamps. Përzgjedhësi i kombëtares franceze, duke folur për ndeshjen e së mërkurës, ka lavdëruar lojën e kuqezinjve, ndërsa ka paralajmëruar se përballja në stadiumin e Marsejës do të jetë shumë e ndërlikuar. “Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës. Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian”, ka thënë Deschamps. Në anën tjetër, përzgjedhësi i Kombëtarës sonë, Ganni De Biasi i është përveshur gjetjes së një formacioni të fortë, duke bërë edhe disa ndryshime në mbrojtje pas mungesës së kapitenit, Lorik Cana. Bëhet e ditur se ai do të provojë edhe disa zëvendësime në mesfushë, duke angazhuar Andi Lilën, Ergys Kaçen dhe Memushajn.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …