Dëshmi tronditëse, para gjyqit, për krime lufte në Vushtrri, që i kryer krimineli serb, Zoran Vukotiq me bandën e tij

Gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit për krime lufte në Vushtrri vazhdoi me dëshminë emocionuese të Faton Mulit, i cili përshkroi vrasjen e djalit të axhës së tij, 13-vjeçarit B.M., më 18 prill 1999. Muli tregoi se Vukotiq, i identifikuar si polici që qëlloi me armë, vrau të miturin ndërsa ai arriti të shpëtonte. Ai përballet me disa aktakuza për krime kundër popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, trajtim çnjerëzor dhe dhunim. Sipas aktakuzës, në mesin e këtyre civilëve të vrarë, të plagosur dhe të trajtuar në mënyrë çnjerëzore për çfarë i pandehuri Zoran Vukotiq mban përgjegjësi direkte ose në bashkëkryerje me të tjerët,  kanë qenë: E.M., Xh.M., F.(A)G., E.R., A.B., Rr.A., një 14-vjeçar i paidentifikuar, si dhe H.A., Sh.G., M.G. Gjykatat e Kosovës kanë shqyrtuar disa raste ndaj tij, duke e dënuar më parë me burg për krime të tjera. Seancat për rastet në fjalë do të vazhdojnë në janar 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …