leoni

Dëshmitarët rrëfejnë tmerret e Masakrës në Burgun e Dubravës, në gjykimin e Gavrilo Milosavleviqit

Dëshmitarët rrëfejnë tmerret e Masakrës në Burgun e Dubravës, në gjykimin e Gavrilo Milosavleviqit

Në seancën e gjykimit të e Gavrilo Milosavleviqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër shqiptarëve,  dëshmitari, Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës, ka  theksuar se edhe sot, kur sheh gardianët, i shkaktohet një ndjenjë e fortë tmerri për ato çka ka përjetuar. Ai dëshmoi se nga 29 prilli deri më 24 maj 1999 ka qëndruar në pavijonin B të burgut dhe se ka përjetuar tortura të rënda nga gardianët, përfshirë elektroshokun dhe rrahjet. Hasani tregoi për transferimin e tij dhe të të burgosurve tjerë nga Burgu i Mitrovicës së Sremit në Burgun e Nishit, ku ata përjetuan tortura të përditshme. Dëshmitari tjetër, Ukë Thaqi, gjithashtu rrëfeu për abuzimet që ndodhën gjatë transferimeve dhe për ngjarjet në Burgun e Dubravës. Ai përshkroi se si ata u trajtuan mizorisht nga gardianët që i rrethonin dhe se si bombardimet e NATO-s rezultuan në lëndime dhe vdekje për shumë të burgosur. Gavrilo Milosavleviq, i akuzuar për krime lufte dhe akuza të tjera ndaj të burgosurve shqiptarë, është akuzuar për aplikimin e masave represive gjatë kohës që ka qenë zyrtar në Burgun e Dubravës. Ai ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për akuzat që i janë bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja: Nuk kisha njohuri për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, në mars të 1998

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Shukri Buja ka deklaruar se nuk kishte njohuri për …