Dëshmitari, Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se pas krijimit të Qeverisë së Përkohshme, aspektet ushtarake kanë vijuar që të mbesin pjesë e UÇK -së. Këtë e kishte thënë edhe për Zyrën e Prokurorit, gjë të cilën e ka pohuar edhe dje ë sallën e gjyqit duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Po ashtu, ai ka pohuar se qëndron fakti ashtu siç e kishte thënë që kur Fatmir Limaj kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk e kishte më në dorë komandën e policisë ushtarake, sepse kjo njësi vijoi të qëndronte nën urdhrat e UÇK-së. Zyrapi ka pohuar se deri sa është bartur në Qeverinë e Përkohshme, Sokol Dobruna i ka raportuar komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekut. Pas funksionit të tij në UÇK, dëshmitari ka thënë se ka shkuar të punonte si asistent në Ministrinë e Mbrojtjes e që më pas ka deklaruar se ky dikaster bënte pjesë në Qeverinë e Përkohshme dhe jo në UÇK.

Dëshmitari, Bislim Zyrapi, ka thënë se funksioni i Inspektorit të Përgjithshëm nuk ka ekzistuar deri kah fundi i vitit 1998

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se funksioni i Inspektorit të Përgjithshëm nuk ka ekzistuar gjatë vitit 1998 deri në momentin kur është ristrukturuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës në nëntor të atij viti. Fillimisht, avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts, ka pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që as në armatën jugosllave dhe as në atë boshnjake nuk ka ekzistuar roli i Inspektorit të Përgjithshëm përpara vitit 1998. Është e saktë që nuk ka ekzistuar. Faktikisht në ish-armatën jugosllave ka ekzistuar sektori, aty i kanë thanë Inspektori Gjeneral i Sekretariatit të Mbrojtjes që është faktikisht i njëjti veprim i detyrës. Në armatën boshnjake nuk ka ekzistuar. Tek ne, nuk ka ekzistuar përpara se të ristrukturohet Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Me strukturimin e saj është vendosur të ketë edhe inspektorin e përgjithshëm si në çdo ushtri që kontrollon dhe inspekton ushtrinë, ka thënë Bislim Zyrapi.  Avokati Roberts e ka pyetur dëshmitarin nëse i ishte dhënë ndonjë raport atij për mbajtjen e të burgosurve në atë kohë. Lidhur me këtë çështje, dëshmitari ka thënë se nuk e ka pasur mundësinë Shtabi i Përgjithshëm që të bëjë hetime në atë kohë pasi me atë duhej të merrej sektori juridik e që gjatë kësaj periudhe ende nuk ishte formuar,  ka thënë, dëshmitari Bislim Zyrapi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …