Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, aktualisht punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis. Ai ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantët. Pyetjen se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen, me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, në Hagë, ai e mohoi në tërësi. Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon dëshminë e tij për sikur thotë ai “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që ka ndodhur në zonën e Rahovecit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …