Dëshmitari i 68-të i Prokurorisë, Jan Kickert, ka mohuar të ketë dëgjuar për formimin e një gjykate ushtarake të UÇK-së

Dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale,  diplomati austriak, Jan Kickert, ka mohuar se ka dëgjuar për formimin e një gjykate ushtarake në UÇK dhe se në krye të  saj të ketë qenë, juristi, Sokol Dobruna. Gjithashtu, dëshmitari ka mohuar se e dinte që puna e Hashim Thaçit ka qenë që të mbikëqyrë funksionimin e kësaj gjykate ushtarake. Ndërsa, i pyetur lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në procesin politik e sidomos gjatë marrëveshjeve që dolën nga ky përfaqësim, dëshmitari ka thënë se LDK-ja nuk kishte qasje miqësore ndaj UÇK-së. Në fillim madje mohuan edhe ekzistencën e UÇK-së. Por ishte  FARK-u, grupi i armatosur që financohej nga LDK-ja dhe qeveria e saj në ekzil. Pra, kishte përplasje, fërkime politike, por besoj që këto fërkime ishin edhe në terren. Dëshmitari ka shtuar se LDK-ja e shihte UÇK-në si kërcënim të monopolit të vet politik. ai ka thënë se gjatë procesit të marrëveshjes së Rambujesë, kishte presion mbi Thaçin pasi komandantët e zonave nuk pajtoheshin me këtë marrëveshje. Krahas kësaj, dëshmitari ka pohuar se Thaçi nuk e kishte autoritetin që të nënshkruante në emër të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …