Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Dëshmitari i pestë, me kodin 3165, tregoi para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se një kohë ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin kundër  ish-krerëve të UÇK-së, ka pohuar se iu ka bashkuar  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  më 25 korrik të vitit 1998. Kjo ishte  përgjigjja  në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, Albert Moskoviq. Dëshmitari  tregoi  se një ushtar kishte ardhur te ai dhe i kishte thënë se iu duhen përforcime te një fshat, kundër forcave serbe. Për të dalë në mbrojtje të këtij fshati, kishte shkuar në 2 të natës dhe se te të nesërmen komandanti i kishte marrë shënimet. Ai mohoi t’u kishte dhënë ndonjë mjet identifikimi se kishte qenë anëtar i UÇK-së. I pyetur lidhur me armën, ai tregoi se  ia kishte dhënë një bashkëfshatar, për të cilin tha se më pas ishte kyçur sërish në UÇK. Më pas seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …