Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmejer, ka thënë në Hagë se e ka njohur, Rexhep Selimin, por jo, Kadri Veselin

Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmejer, ka thënë në Hagë se e ka njohur, Rexhep Selimin, por jo, Kadri Veselin

Dëshmitari i Prokurorisë së  Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmeyer, ka thënë në Hagë se në kohën kur ka punuar si këshilltar juridik i UNMIK-ut në Kosovë gjatë 1999-ës, e ka takuar një apo dy herë Rexhep Selimin, por  në atë kohë ka mundur që ta dijë rolin e tij por që tashmë nuk i kujtohet. Ai gjithashtu është pyetur nëse ka marrë pjesë në ndonjë ngjarje konkrete për të cilën dëshmitari ka njohuri. Sot nuk me kujtohet diçka e tillë, ka thënë ai. Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer, ka thënë se nuk i kujtohet që është takuar ose ka biseduar ndonjëherë me Kadri Veselin, duke shtuar se gjatë kohës kur ishte me mision në Kosovë, nuk e dinte as kush ishte Kadri Veseli. Absolutisht e saktë dhe sot e kësaj dite nuk më kujtohet një gjë e tillë, ka thënë dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familjen ka reaguar kundër censurës politike në RTK, me rastin e heqjes së transmetimit të spotit të kësaj partie

Visar Korenica ka reaguar kundër  vendimit të Radio Televizionit të Kosovës për të censuruar spotin …