Dëshmitari i parë, pa masa mbrojtëse, në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, Agim Idrizi, ka përfunduar dëshminë para trupit gjykues. Ai në përfundim të seancën ka gjuajtur dëgjueset, duke thënë se kërkon nga njerëzit në Kaçanik të tregojnë se kur ka qenë ai polic dhe cilin nga shqiptarët ka dërguar në burg në kohën e paraluftës. Ai është ankuar se dje menjëherë ia kishin shkruar tradhtar i kombit. Më kanë korit, ata ma kanë pru punën të vijë këtu. Dikush duhet ta paguajë jetën time se ma kanë shkatërruar. Falënderoj gjykatën që më ka mundësuar të vij këtu sepse unë vet kam kërkuar, jo gjykata. Ish milici i pretenduar dje ka akuzuar një person se si pjesëtar i UÇK-së, që sipas tij e ka keqpërdorur detyrën, duke e rrahur atë dhe familjen e tij. Idrizi ka pranuar se problemet në mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër ishin që para luftës. (Lajmi.net)
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …