Dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Jakup Ismaili e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në Hagë

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Jakup Ismaili e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në Hagë

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Jakup Ismaili e ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale,  në Hagë. Ai ka thënë se është takuar me Salih Mustafën në mars dhe në prill të vitit 1999. Sipas tij, ata kanë biseduar për sigurimin e medikamenteve dhe gjërave të tjera humanitare që atë kohë ishin të nevojshme për civilët shqiptarë. “Të njëjtin muaj, diku më 20 prill, përafërsisht nuk më kujtohet saktë data, ne kemi udhëtuar deri në Prishtinë dhe jemi përpjekur të marrim medikamente, por prej pamundësisë jemi kthyer prapë dhe kemi blerë disa gjëra tek një person i komunitetit rom disa gjëra ushqimore, dhe jemi kthyer prapa, kjo ka zgjatë tetë orë. Kërkoj ndjesë avokatit që në moment nuk më është kujtuar për shkak se kam problem me kujtesën”, ka thënë dëshmitari. Gjatë dëshmisë së tij, Ismaili ka thënë se me Salih Mustafën është takuar disa herë në Butovc në fundin e marsit dhe deri më 8 prill të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …