Dëshmitari, Naser Koçinaj, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, në Hagë, tha se nuk ka dëgjuar për ndonjë person me nofkën, “Ujku”

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës, që po mbahet në Gjykatën Speciale, në Hagë,  dëshmitari i tretë i mbrojtjes, Naser Koçinaj, i pyetur nga avokati, Zhan Lui Zhilissen lidhur me atë se a ka njohur ndonjë person me nofkën “Ujku” gjatë kohës së luftës, ai ka mohuar të ketë dëgjuar për atë nofkë.  Në sesionin e paradites,  dëshmitari Koqinaj iu ka  përgjigjur pyetjeve të palës mbrojtëse, të cilën e ka përfaqësuar avokati, Zhilissen. Me këtë rast, dëshmitari Koqinaj ka treguar se në UÇK është kyçur në vitin 1998 dhe ka vazhduar angazhimin e tij në Magazinën numër 2,  në Kukës, si person i caktuar për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së deri në përfundim të luftës, ku bashkë me ushtarët gjermanë të KFOR-it është kthyer, në Prizren. Lidhur  me angazhimet në magazinë, dëshmitari ka thënë se ai vetë e ka hapur dhe e ka mbyllur, pasi aty nuk ka fjetur askush, sepse në magazinë ka pasur vetëm uniforma. Dëshmitari është pyetur se a kishte njohuri kush ishin Zijadin Hoxha dhe Bedri Dervishaj dhe  doktor, Ilir Rakaj. Përgjigjet e dëshmitarit në disa pyetje të avokatit të palës mbrojtëse nuk janë dëgjuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …