Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, dëshmitari, Nuredin Ibishi ka folur për arrestimin e një viktime pjesëmarrëse në këtë proces, e që quhet Milevan Stankoviq, për të cilin tha se i kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Potok. Madje në një rast, Ibishi e pyeti mbrojtësin e viktimave Simon Laws se kur një person i armatosur hyn në perimetrin e sigurisë çfarë duhet të bëhet me atë. Fillimisht, Laws tha se Stankoviqi ka qenë roje pylli kur është ndaluar më 2 gusht 1998 dhe se Nuredin Ibishi ishte i pranishëm kur e kanë dërguar në ndalim, gjë e cila u pohua nga dëshmitari. Por, dëshmitari e quajti “gënjeshtër të pastër”, kur mbrojtës i viktimave tha se Ibishi dhe Stankoviqi ishin takuar në shtëpinë e vëllait të dëshmitarit pasi ata kishin marrëdhënie pune. Ky objekt e ka perimetrin e sigurisë dhe nëse dikush hyn i armatosur në këtë perimetër, ai do të arrestohet, plus i armatosur si s’duhet të bëhet. Ka qenë me uniformë. Ai e ka pas një fat shumë që ka shpëtuar”, tha Nuredin Ibishi, kur iu kërkua që të shpjegojë situatën. Ibishi tha se Stankoviqi ishte arrestuar në mënyrë flagrante.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …