Dëshmitari pa identitet publik: Kyt person qi po e permend qe 100 herë, osht mir’ mos me permend kaq shum’

Në seancën që po vazhdon në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati mbrojtës i Salih Mustafës,  ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit, të cilit iu ka drejtuar me pyetjen:   “Si do të përgjigjeshe, po të të them se klienti im thotë që ai s’t’ka rrah asnjëherë ty në Zllash?”. Dëshmitari i mbrojtur është përgjigjur: “Nxjerrja ti, nuk e di kush”. Ndërkohë gjykatësja i ka kërkuar dëshmitarit të përmbahet nga këto fjalë. “Zotëri dëshmitar, je në një sallë gjyqi dhe nuk duhen bërë shaka të tilla, dhe sidomos jo avokatit mbrojtës. Të lutem, më kuptove?”, ka thënë gjykatësja. I pyetur se a e njeh dhe a asht i sigurt se e ka rrahur Salih Mustafa, dëshmitari pa identitet publik është përgjigjur: Kyt person qi po e përmend qe 100 herë, osht mirë mos me përmend kaq shumë. Un nuk e kam njoftë, as nuk e kam ditë as kush osht, as çka osht me ata. Ma n’ fund nuk jam budallë, e di kush osht ai zotëria që e mbron ti, është qyky. Unë s’mund të thom ty ose dikujna tjetër dhe mos më qit mo qesi pyetje se pom doket bajat, tha dëshmitari, i cili nga këto fjali të shprehura në këtë mënyrë tregon nivelin e paedukatë dhe të papërgjegjshëm,  para gjyqit nga i cili edhe pse merr vërejtje, ai vazhdon avazin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …