Anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Sokol Bashota, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në Hagë, për të tretën herë radhazi. Ai është duke u intervistuar nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq. Misetiq, e pyeti Bashotën se përse ishte e nevojshme të bëhej konsultime me komandantët e zonave për marrëveshjen e Rambujesë. Ai ka thënë se për marrëveshjen e Rambujesë ishte e rëndësishme që të pyeteshin komandantët e zonave për një sërë arsyesh. Ishte e nevojshme, sepse ata më herët kishin hezituar të shkonin në Rambuje. Për shkak se kishin një mbështetje të fuqishme tek strukturat e tyre komanduese dhe ushtarët, ishte e domosdoshme të merrej parasysh një përqindje e madhe e qëndrimeve të tyre”, ka thënë Bashota. Realisht, kishte zëra që nëse në Rambuje do të nënshkruhej një marrëveshje që nuk i plotësonte kërkesat e shqiptarëve, komandantët e zonave kishin deklaruar se nuk do ta pranonin atë. Prandaj, ishte shumë e rëndësishme që ata të pyeteshin”, ka thënë Bashota, Ai është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale për të tretën herë.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …