Dëshmitari i Prokurorisë, William Gudwin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe as në procesin që nga fillimi e po ashtu as në krijimin e raporteve të cilat i ka lexuar gjatë udhëzimeve. Ai ka pohuar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerëve. Më pas, avokatja e Kadri Veselit i ka thënë dëshmitarit në formë të pyetjes se ndonjëherë mund të identifikohet raporti e ndonjëherë jo”. Këtë gjë e pohoi edhe dëshmitari duke shtuar se nuk ka folur asnjëherë me personat që i krijuan këto raporte. Madje, ai ka shtuar se prokuroria nuk ia ka kërkuar këtë gjë dhe as vetë ai atyre.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosja në Mitrovicë gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, tuboi qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur, AAK, PDK, LDK
Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke …