Dëshmitarja, Taibe Miftari, asistente teknike dhe recepsioniste në zyrën kryesore të OVL-UÇK-së, sot në Gjykatën Speciale ka rrëfyer tre rastet kur një person i panjohur ka dërguar dokumente. Në ditën e parë të paraqitjes së saj para Dhomave të Specializuara në Hagë, mbrojtja e ka lexuar deklaratën e saj me shkrim të cilën trupi gjykues e ka pranuar si provë materiale. Në deklaratën e saj me shkrim, të cilën ne ka lexuar mbrojtja, Taibe Miftari ka thënë se dokumentet në OVL-UÇK në tre rastet janë dorëzuar nga tre persona të ndryshëm dhe se të njëjtat ajo nuk i ka lexuar. Ajo ka thënë se më 7 shtator rreth orës 10:00 ndodhej në zyrën e saj në OVL-UÇK kur një person i panjohur ishte shfaqur në korridor, i cili mbante maskë anti-Covid, kapele bejsbolli, syzë të diellit dhe doreza andaj ishte e pamundur të dallonte ndonjë tipar identifikues. E pyeta kush ishte, por nuk tha asgjë dhe u largua. U ngrita nga karrigia ime dhe e pyeta disa herë kush ishte por ai vazhdoi të ecte, foli në shqip dhe nuk kishte asgjë të pazakontë apo të çuditshme lidhur me mënyrën se si foli ka thënë mes tjerash dëshmitarja, Taibe Miftari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …