Dëshmorët Murat dhe Enver Haliti janë dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” nga kryetari Hashim Thaçi. Ai ka thënë se Murati e Enveri kanë qenë pjesë e organizimeve për Kosovën e lirë që nga ditët e para. “Murat Haliti dhe Enver Haliti, dëshmorë të luftës sonë për liri e pavarësi, ishin që nga ditët e para të organizimeve të hershme me ne. Familja atdhetare Haliti, në ato ditë të vështira kur autoritetet serbe na kishin rënë në gjurmë, ishte shpeshherë strehë e grupimit tonë. Erdha në këtë familje bujare, ku Murati dhe Enveri u rritën dhe u edukuan në frymën patriotike, për t’ua dorëzuar personalisht urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …