18 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

Dëshmorët e rënë në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe vendit ku ka transmetuar program Radio-Kosova e Lirë

Në mbrojtje të pozicioneve të Rrafshnaltës, të SHP të UÇK-së të institucioneve informative të luftës dhe të popullatës së zhvendosur përreth vend emetimit të Radios dhe të Agjencisë prej 1 prill deri më 11 qershor të vitit 1999, kanë rënë dëshmorë:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeçar, është vrarë nga predhat e bombave kasetë më 27 mars të vitit 1999, gjatë sulmit të dy aeroplanëve bombardues MIG 21 të armatës okupatore jugosllave, afër selisë së Radios.

XHAVIT KELMENDI nga Karaçica, ka rënë dëshmor më 1 prill të vitit 1999, në luftë kundër forcave ushtarake serbe në mbrojtje të pozicioneve te UÇK-së në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicë e Kolshit, ka rënë dëshmor më 1 prill 1999, në luftë kundër forcave serbe, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së, në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

MEHDI BYTYÇI nga Arllati, komandant Toge, ka rënë dëshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyçve, në Arllat në mbrojtje të pozicioneve, me rastin e përpjekjeve të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë.

SYLEJMAN BYTYÇI nga Arllati, ka marrë plagë vdekjeprurëse nga arma armike më 16 prill 1999, te Lagja e Bytyçve. Nga plagët ka ndërruar jetë pesë ditë më vonë.

ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka

MENTOR MORINA, nga Arllati

RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica

MENTOR GASHI nga Llapushniku

HALIM BAJRAKTARI, nga Çikatova, kanë rënë dëshmorë më 18 prill të vitit 1999, në betejën ballë për ballë kundër këmbësorisë serbe në pozicionet strategjike të UÇK-së te Gradina, mbi Grykë të Llapushnikut.

XHAVIT BAJRAKTARI, nga fshati Studençan i Therandës ka rënë dëshmor me 2 maj 1999 së bashku me Fetah Gegën, në fshatin Shirokë, në përleshje të drejtpërdrejt me forcat armike. Xhaviti ka qenë reporter i Radios dhe i Agjencisë, prej shkurtit të vitit 1999.

SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalë ish-Sedllar, ka rënë dëshmor në hyrje të Grykës së Gashit në Nekoc, më 24 prill 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …