Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për: Sejdi Osmanin, Xhevat Osmani dhe Muhamet Gashi, si dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës e Qerim Kocës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi. “Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …